Delegacion i Qeverisë së Maqedonisë, e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev më 13 dhe 14 qershor do të qëndrojë për vizitë pune në Frankfurt, Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shërbimi për shtyp i Qeverisë informoi se në suaza të ditës së parë të kësaj vizite janë paraparë takime mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe profesorëve dhe mjekëve të njohur nga Klinika universitare – Johann Wolfgang Goethe. Qëllimi është përforcimi dhe shqyrtimi i mundësive të reja në thellimin e bashkëpunimit me këtë institucion shëndetësor të njohur.
Gjatë ditës së dytë të vizitës kryeministri Zaev dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë do të realizojnë takime me përfaqësues të Deutsche Bank, si dhe me udhëheqësitë e disa kompanive të suksesshme gjermane./Telegrafi/