Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se bashkë me Nuredin Lushtakun kanë vizituar krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Haxhiu e ka vlerësuar emocionues dhe domethënës takimin me ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.
“Bashkë me Nurën takuam Hashimin, Kadriun, Jakupin, Hysniun, Nasimin dhe Calin”.
“Ishim vizitorët e fundit te Hysit në Hagë, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e tjerë do t’i takon se shpejti në shtëpinë e tij në Kosovë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/