Site icon Telegrafi

Vizitë e një delegacioni faktmbledhës investues nga EBA

Këto ditë në Kosovë do të qëndroj një delegacion faktmbledhës për investime të nivelit të lartë nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Më tutje, në këtë njoftim theksohet se delegacioni përbëhet nga përfaqësues të sektorit publik dhe atij privat dhe në Kosovë do të qëndroj prej 2 e deri më 5 nëntor.

“Qëllimi i vizitës është njohja me mundësitë potenciale investuese në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Delegacioni i EBA-s do të zhvilloj takime me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi, dhe me përfaqësues të tjerë qeveritarë, pastaj me institucionet e pavarura ekonomike dhe me përfaqësues të sektorit privat të Kosovës.

Exit mobile version