Site icon Telegrafi

Vizitë dy ditore e Ministrit të drejtësisë, Bilen Saliji në Letoni

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saiji nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë pune në Letoni.

Në suaza të vizitës, Saliji së bashku me ministrin e Drejtësisë të Letonisë, Dzintars Rasnačs, do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim midis ministrive të drejtësisë të dy shteteve.

Pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim, Sailji do të takohet me drejtorin e Drejtorisë së Burgjeve të Republikës së Letonisë dhe do ta vizitojë Qendrën e Varësisë pranë burgut Olaine.

Ministri Saliji pasnesër do të takohet me udhëheqësin e shërbimit shtetëror për probacion të Republikës së Letonisë, Mihails Papsujevičs, si dhe me drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Edvins Balševics.

Exit mobile version