Kryeministri Zoran Zaev do të drejtojë delegacionin qeveritarë në vizitë zyrtare në Sloveni që pritet të mbahet më 13 dhe 14 nëntor.
Në përbërje të delegacionit do të jenë edhe ministrat Oliver Spasovski, Kreshnik Bekteshi, Lupço Nikollovski, Edmond Ademi si dhe sekretari shtetërorë në MPJ, Viktor Dimovski.
Zaev pritet të takojë kryeministrin Miro Cerar ndërkohë që ministrat do të takojnë kolegët e tyre të dikastereve të ndryshme, ndërsa më pas Zaev do ketë takim edhe me kryeparlamentarin Milan Brglez dhe kryetarin sloven Borut Pahor./Telegrafi/