Site icon Telegrafi

Vizita e presidentit malazez, ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës

Foto: Ilustrim

Më datën 18 dhe 19.05.2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Malit të Zi, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit dy ditorë të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /Telegrafi/

Exit mobile version