Telegrafi

​Vizita e presidentit kroat, Policia e Kosovës me njoftim për pjesëmarrësit në trafik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 23 dhe 24 dhjetor do të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut, për shkak të vizitës së presidentit të Kroacisë Zoran Milanoviq.

Në njoftimin për media thuhet se policia do të angazhohet për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës së presidentit kroat sipas agjendës së paraparë.

“Njoftojmë qytetarët së gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut, andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”, thekson Policia e Kosovës.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq arrin nesër për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.