Site icon Telegrafi

​Vizita e kancelarit gjerman në Prishtinë, mbyllen përkohësisht disa segmente rrugore

Foto: Ilustrim

Të premten për vizitë në Kosovë do të qëndrojë kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndërsa Policia e Kosovës bën të ditur se për këtë do të mbyllen përkohësisht disa segmente rrugore.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version