Këtë të martë Barcelona do të jetë mysafire e Interit në Giuseppe Meazza.
Skuadra spanjolle do të kthehet në ‘Tempullin e futbollit’ për t’u përballur me zikaltrit për herë të parë nga 20 prilli 2018.
Marca ka kujtuar vështirësitë e udhëtimit të skuadrës së Barçës drejt Milanos dhe pastaj referimin jo të mirë (duke iu referuar gazetës spanjolle në fjalë) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales:
Vullkani:
Fluturimi një orësh me aeroplan nga Barcelona në Milano nuk kishte ndodhur vite më parë. Në 2010 skuadra e Pep Guardiolas ishte detyrar të udhëtonte drejt qyteti të modës me autobus pasi udhëtimi me aeroplan ishte i pamundur në Evropës. Kjo për shkak të hirit të vullkanit islandez.
Udhëtimi i tyre i gjatë kishte përfshirë një ndalesë në Cannes (Francë) për një natë, ndërsa kur mbërritën në Milano ata nuk ishin në kushtet më të mira fizike për shkak të lodhjes.
Goli i Militos në pozitë jashtë loje?:
Në fund ata kishin humbur me rezultat 3-1, në atë kohë ndaj skuadrës të drejtuar nga Jose Mourinho.
https://youtu.be/AGOQY_YUUkI?t=233
Por, nervoza e Barçës ishte rritur te goli i fundit në ndeshje nga Diego Milito, që sipas tyre ishte në pozitë jashtë loje.
Penalltia e kërkuar nga Dani Alves:
Katalunasit ishin inatosur edhe më shumë kur gjyqtari Olegario Benquerenca nuk mendoi se ndërhyrja e Wesley Sneijder në Alves ishte penallti.
https://youtu.be/AGOQY_YUUkI?t=290
Kujtojmë se ndeshja e dytë në Camp Nou kishte përfunduar me rezultat 1-0 për Barçn, duke i mundësuar kështu kalimin Interit në finale ndaj Bayern Munichut, që në fund ekipi italian kishte fituar finalen me rezultat 2-0. /Telegrafi/