Telegrafi

Vizita e Edi Ramës në SHBA dhe takimi me Obamën, në 32 fotografi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka realizuar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku është pritu në takim edhe nga presidenti i SHBA-ve Barack Obama, shkruan Telegrafi.

Pas takimit u tha se partneriteti ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Fotoalbumi i vizitës së paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol për Shqipërinë e shqiptarët me dashuri e respekt te veçantë dhe u vlerësua me notat më pozitive përpjekja e gjithanshme në rrugën e reformave, të paqes e të bashkëpunimit në rajon, si edhe të përballjes me ekstremizmin e dhunshëm”, ka shkruar Rama në profilin tij në Facebook. /Telegrafi/