Telegrafi

Vizioni i Dybalas – gol dhe asistim mjeshtëror, fillim i mrekullueshëm i sezonit për argjentinasin

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Udinese është kundërshtari i parë i Juventusit në sezonin 2021/2022 në Serie A në ndeshjen që zhvillohet në Dacia Arena – Stadio Friuli.

Bianconerët e filluan në mënyrë shumë të mirë takimin duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë të takimit.

Juan Cuadrado e pasoi topin në zonë, Rodrigo Bentancur asistoi në qendër dhe Paulo Dybala e futi topin në rrjetë.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Loja e mirë e Zonjës së Vjetër vazhdoi edhe në minutat në vijimin dhe ata ia dolën ta shënonin edhe golin e dytë.

Kësaj radhe ishte vizioni i Dybalas, i cili me një asistim mjeshtëror e gjeti në largësi Cuadradon. Anësori kolumbian lëvizi me lehtësi përballë mbrojtësve kundërshtar dhe e plasoi topin në rrjetë (23’). /Telegrafi/