Vendimmarrja e Brukselit ka disa javë që është vënë në veprim sa i përket hapit final për heqjen e vizave për Kosovën.
Të njëjtin angazhim zyrtarët nga Brukseli e presin edhe prej palës kosovare, në përmbushjen e dy kritereve të fundit, shkruan sot Koha Ditore.
Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe intensifikimi i angazhimeve në luftë kundër krimit dhe korrupsionit janë detyrat që Kosova duhet t’i ketë përmbushur para se BE-ja të marrë vendimin final për vizat.
Por edhe pse Qeveria insiston se gjithçka është në rregull me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, ende nuk e ka proceduar atë për ratifikim në Kuvend, shkaku i rritjes së zërave kundër versionit aktual.