Site icon Telegrafi

Vizat, fundi i maltretimeve të pacientëve

Tri herë me radhë ia kishin refuzuar vizën gjersa donte të shkonte për ta vizituar vajzën e tij, e cila ishte duke u kuruar nga një sëmundje e rëndë në një spital të Gjermanisë.

“Tri herë ma kanë refuzuar vizën. Vajza ishte mërzitur dhe më kërkonte, por mua nuk më jepej viza për ta vizituar atë, ndonëse edhe psikologu kishte thënë se duhej ta vizitoja vajzën”, ka thënë G.H. nga komuna e Ferizajt, derisa ka treguar se ishin peripeci të mëdha për të përpjekjet për të arritur në Gjermani.

“Për vajzën nuk ka pasur problem për vizë. Por, kur unë desha ta vizitoj për disa herë rresht më refuzuan”, ka thënë ai.

Qytetarët e Kosovës, posa të formalizohet liberalizimi, më nuk do të kenë probleme qoftë për të udhëtuar për mjekim apo për t’i vizituar të afërmit e tyre të sëmurë derisa trajtohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Por ministri kosovar i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë për “Zërin” se ata do të duhet të vazhdojnë me blerjen e sigurimeve shëndetësore, derisa në Kosovë të fillojë rimbursimi i sigurimeve shëndetësore, çka nënkupton edhe fillimin e implementimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Deri në këtë fazë jo vetëm ata që janë të sëmurë, por sigurime do të duhet të blejnë nga kompanitë e sigurimeve të gjithë qytetarët që mësyjnë Evropën.

Exit mobile version