Telegrafi

Vivo ka prezantuar X Fold, telefonin e saj të parë të palosshëm

Vivo ka prezantuar X Fold, telefonin e saj të parë të palosshëm.

Kështu, X Fold po krijon diçka të ngjashme me serinë Galaxy Z Fold të Samsung dhe konkurrentët e saj, me një ekran të madh të palosshëm 8,03 inç në brendësi për përdorim në stilin tabletë.

Ashtu si Samsung, ekrani i palosshëm i Vivo-s përdor një shtresë xhami ultra të hollë (UTG) të prodhuar nga Schott, e cila duhet të ndihmojë në qëndrueshmëri, përcjell Telegrafi.

GSMArena raporton se telefoni në fjalë mund të paloset ose të mbahet i hapur në kënde midis 60 dhe 120 gradë.

Ndërsa sipas Android Authority, Vivo reklamon se ekrani i telefonit duhet t’i mbijetojë 300,000 palosjeve, që duket të jetë një rritje e madhe mbi 200,000 palosjet që Samsung pretendoi për gjeneratën e saj më të fundit të telefonave të saj të palosshëm. /Telegrafi/