Site icon Telegrafi

Vivien nuk i ndahet Getinjos, publikohen momente duke i dhuruar puthje dhe përqafime në BBVK

Marrëdhënia e Vivien Thanos dhe Getinjos e krijuar brenda Big Brother VIP Kosova ka qenë shumë e komentuar këtë kohë.

Dyshja, të cilët po shijojnë një lidhje dashurie brenda shtëpisë, ditë më parë patën një zënkë me njëri-tjetrin.

Të njëjtit duket se kanë sqaruar çdo gjë dhe se tani po qëndrojnë bashkë çdo moment.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi, Vivien shihet duke i dhuruar tërë kohën puthje përqafime Getit, derisa ai ishte duke përgatitur patate për banorët.

Lexo po ashtu Vivien Thano flet për lidhjen me Getinjon: Prindërit e mi nuk janë mësuar të dalë me një djalë me tatuazhe

Pavarësisht tensioneve, ata duket se kanë lënë inatin anash dhe se po kalojnë momente të bukura.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ditë më parë kishte folur për romancën me Getinjon, ndërsa shtoi se prindërit e saj nuk janë mësuar që ajo të dalë më një djalë me tatuazhe.

Vivien për publikun u bë më e njohur nga formati i dashurisë “Love Story”. /Telegrafi/

Exit mobile version