Telegrafi

Viva Fresh Store: I kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme – të gjithëve do t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore

Menaxhmenti i kompanisë Viva Fresh Store përmes një komunikate për media i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe konsumatorët e saj besnikë se tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që përgjatë këtyre ditëve të ofrojë shërbime sa me cilësore në të gjithë rrjetin e marketeve të saja, në tërë Kosovën.

Në komunikatën e tyre për media shkruhet:

Të gjithë jemi dëshmitarë se si këto ditë, si pasojë e frikës nga Koronavirusi, qytetarët e Kosovës kanë filluar të furnizohen më produkte bazë, për nevojat e tyre të përditshme. Si rezultat i blerjeve të mëdha, NE jemi përgatitur që në vazhdimësi t’i furnizojmë me kohë pikat e shitjes në gjithë Kosovën. Gjithashtu kemi marr mbështetje edhe nga furnitorët tanë të rregullt, që gjatë kësaj periudhe të furnizohemi në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha produktet e nevojshme, duke eliminuar çdo mundësi të mungesës së produkteve për familjet tona të shenjta.

Po ashtu, ju bëjmë me dije se në këto momente që po kalojmë nuk kemi nevojë që të krijomë panik dhe frikë për mungesë të produkteve pasi që, kompania Viva Fresh Store ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta kaluar këtë situatë. Gjithashtu, JU garantojmë se nuk do të ketë ngritje të çmimeve si dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ZBRITJE dhe OFERTA në gjithë gamën e gjerë të produkteve, të cilat janë të domosdoshme për secilën FAMILJE në tërë Kosovën. Edhe përkundër fluksit të madh të blerjeve, shërbimi ndaj secilit konsumator nuk do të mungojë dhe do të jetë sa më cilësor”.

Për gjithë këtë punë të palodhshme, kompania Viva Fresh Store falënderon gjithë stafin e saj për gatishmërinë dhe profesionalizmin e ofruar pa rezervë përgjatë këtyre ditëve.

Pa mbështetjen e stafit, NE si kompani, nuk do të kishim arritur që t’i shërbejmë me kohë të gjithë konsumatorët tanë besnikë. Viva Fresh Store do të vazhdojmë edhe më tutje, të ofrojmë shërbime profesionale, për çdo FAMILJE!

Viva Fresh Store …e FAMILJES!