Në prezencën e dhjetërave mysafirëve, në rrugën në rrugën “Ukshin Hoti” (Ish Ramiz Sadiku), është hapur marketi i ri i rrjetit të marketeve “Viva Fresh Store”.
Pikën e re të marketeve të “Viva Fresh Store”, e karakterizon një llojllojshmëri dhe asortiment i gjerë i produkteve dhe një objekt me standarde evropiane, duke e bërë kështu dyqanin e ri atraktiv për klientët.
Në mesin e të ftuarve, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se shpreson që kjo kompani do të zgjerohet vazhdimisht, duke theksuar se edhe në takimet me pronarin e këtij rrjeti të marketeve, e ka porositur dhe prapë do ta porositë që t’iu jepet hapësirë prodhimeve vendore.
Sipas tij, ai i dëshiron sukses “Viva Fresh Store”, duke thënë që beson se kjo nuk do të jetë qendra dhe biznesi i fundit të cilin ata e hapin në Kosovë.
Përndryshe, sipas asaj që unë e di, kjo kompani hyn në mesin e firmave që i paguan më së shumti që kontribuon në buxhetin e shtetit të Kosovës.
Ndërsa, njëri nga përfaqësuesit e kompanisë, ka theksuar ata kanë hapur një qendër që ka 7 mijë metra katrorë, parking për 500 vetura, 120 të punësuar dhe asorimant të plotë të një marketi. /Telegrafi/