Rrjeti i supermarketeve Viva Fresh Store ka arritur ta shënojë edhe një sukses të radhës, duke e fituar çmimin e Bashkimit Evropian për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Komisioni Evropian ka shpallur 14 fituesit për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2021. Çmimi i këtij viti i është dedikuar njerëzve dhe kompanive të jashtëzakonshme që promovojnë barazi përmes punësimit.
Në mesin e shumë institucioneve punëdhënëse, publike e private, ndërmarrjeve dhe bizneseve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbia dhe Turqia, kompania Viva Fresh Store nga Kosova, ka arritur që të fitojë këtë çmim i cili i dedikohet kontributit të madh në përmirësimin e përfshirjes së romëve në shoqëri.
Kompania Viva Fresh Store do të vazhdoj edhe me tutje të promovojë dhe përkrah punësimin e qëndrueshëm të qindra grave, burrave dhe të rinjve te të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.