Site icon Telegrafi

Vitin e kaluar u rrit për 60 për qind numri i restoranteve që kanë falimentuar në Britani

Numri i restoranteve që kanë falimentuar në Britani të Madhe është rritur me 60 për qind vitin e kaluar, kryesisht për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe kërkesës së ulët.

Sipas të dhënave të kompanisë konsulente “Mazars”, gjithsej 1567 restorante u detyruan të ndërprisnin punën vitin e kaluar dhe 453 falimentuan në tre muajt e fundit.

Vitin e kaluar, 984 restorante deklaruan falimentim në Britaninë e Madhe.

Rebecca Decry nga konsulenca Mazars tha se numri i falimentimeve të restoranteve në Britaninë e Madhe është më i lartë se sa gjatë pandemisë së coronavirusit.

“Rritja e të gjitha kostove, rritja e kostove të shlyerjes së kredisë, dobësimi i kërkesës konsumatore shkaktojnë një pasqyrë shumë negative. Pronarët e restoranteve nuk kanë pasur kurrë kaq shumë elementë negativë në punën e tyre. Restorantet po përballen me një periudhë shumë të vështirë dimri”, tha Decry.

Ekonomia britanike u tkurr me 0.2 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti dhe Banka e Anglisë njoftoi se vendi kishte hyrë në recesion.

Inflacioni në Britaninë e Madhe u rrit me 11.1 për qind me bazë vjetore në tetor, që është më i larti në 41 vitet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version