Me veprimtari radio difuze vitin e kaluar në Maqedoni janë marrë 115 radio-shpërndarës, nga të cilët 61 emetojnë program radio, ndërsa 54 program televiziv, bëri të ditur sot Enti shtetëror për statistika, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga radio-shpërndarësit të cilët emetojnë radio program, njëra është ndërmarrja publike, 57 janë shoqëri tregtare, ndërsa tre janë institucione jofitimprurëse.
Sipas të dhënave, ndërmarrja publike e cila emeton radio program ka emetuar gjithsej 37.490 orë, prej të cilëve pjesën më të madhe ose 62,2% program muzikor. Radio-shpërndarësit privat, nga ana tjetër, kanë emetuar 463.240 orë radio program, po ashtu në pjesë më të madhe program muzikor, i cili ka qenë i përfshirë me 63,2 për qind.
Ndërmarrja publike e cila emeton program televiziv ka emetuar gjithsej 20.712 orë program televiziv, nga e cila pjesa më e madhe ose 13 për qind janë program i veçantë. Televizionet private kanë emetuar 399.454 orë program, nga e cila pjesa më e madhe ose 25,3 për qind është program i veçantë./Telegrafi/