Site icon Telegrafi

Vitin e kaluar janë regjistruar mbi 200 padi penale për vjedhje të drunjve në Maqedoni

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot morën pjesë në një konferencë me temën “Mbrojtja e pyjeve, përvojës dhe mësimeve të nxjerra nga Italia” së bashku me ambasadorin e Italisë, Carlo Romeo, dhe me shefin e Karabinierëve italian, Donato Monaco, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i konferencës së sotme, siç thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ishte prezantimi i gjendjes aktuale të pyjeve dhe menaxhimi i tyre, si dhe për të dëgjuar përvojat e Italisë në fushën e zjarreve dhe prerjeve ilegale.

Mbrojtja e pyjeve si një thesar natyror kombëtar është një nga prioritetet tona në zbatimin e politikave për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Zjarret, prerjet ilegale dhe pa dokumente janë një kërcënim i madh për burimet tona pyjore dhe kjo dërgon në një rrezik të gjerë të problemeve shkatërruese ekonomike, sociale dhe mjedisore. Herën e parë vitin e kemi kërkuar bga Zyra
Kombëtare të Auditimit të përgatisë një raport mbi efektivitetin e masave, politikave dhe projekteve për të mbrojtur pyjet në Republikën e Maqedonisë, por, doli se vitet e fundit nuk është bërë dokumente të rëndësishme ligjore dhe strategjike mbi këtë temë dhe nuk ishte e investimeve në mbrojtjen e pyjeve”, tha ministri Nikollovski.

Ai theksoi se për mënyrën e zvogëlimit të ndikimit dëmshëm mbi pyjet dhe për ballafaqimin me prerjet ilegale, është e nevojshme të respektohen parimet e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve si dhe institucioneve që janë ligjërisht përgjegjës për pyjet, organet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të fuqishëm, si dhe koordinim efektiv me institucionet e tjera.

Ministri i mbrojtjes, Oliver Spasovksi tha se vetëm vitin e kaluar, 206 vepra penale janë raportuar për shkak të vjedhjes apo shkatërrimit të drunjve, ku janë përfshirë 243 autorë kundër të cilëve janë ngritur 174 kallëzime penale./Telegrafi/

Exit mobile version