Telegrafi

Para dy vite me futbollistin shqiptar, sivjet Nicole për pushime puthet me tenistin bullgar (Foto)

Nicole Schrezinger bëri bujë të madhe në mediat rozë shqiptare.

E gjithë kjo në saje të një romance një javore me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasamin, me të cilin u argëtua në plazhet greke gjatë vitit të kaluar.

Por, sot këngëtarja britanike po qëndron për pushime në Capri të Italisë, megjithatë kësaj radhe po shoqërohet nga tenisti bullgar Grigor Dimitrov, shkruan TheSun.

Gjyqtarja dhe mentoria e talent showt “The Vocie of UK”, kishte të veshur bikini ngjyrë të bardhë teksa po shijonte rrezet e diellit.

Edhe më parë 39-vjeçarja është parë në krahët e 26-vjeçarit duke raportuar se janë në lidhje, por e cila duket se tani po merr një dimensioni të ri pas ndërprerjes së lidhjes me Kasamin. /Telegrafi/