int(1) Vitia i përgjigjet Tahirit për vonesat në nënshkrimin e kontratave për vaksinat: Pse nuk i bleve sa ishe zëvendëskryeministër? - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Vitia i përgjigjet Tahirit për vonesat në nënshkrimin e kontratave për vaksinat: Pse nuk i bleve sa ishe zëvendëskryeministër?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nga muaji maj procesi i vaksinimit nuk do të ndalet.

Vitia duke iu përgjigjur kritikave të shefit të AAK-së, Besnik Tahiri për mos nënshkrimin e kontratave për vaksinat iu drejtua duke i thënë “Dakord jam që me i ble edhe 500 mijë, 1 milion e më shumë por pse pse nuk i bleve për dhjetë muaj sa ishte zëvendëskryeministër”.

“I dini për vonesat që janë shkaktuar në negociatat…kam thënë në muajin maj… më 4 maj ka ardhur një kontingjent…Gjatë majit rifilloi procesi i vaksinimit i cili nuk do të ndalet…”, tha ai.

Vitia foli edhe rreth kërkesës së Tahiri për faljen e gjobave të bizneseve.

“Për faljen e gjobave për biznese e di që është mirë t’ju ndihmojmë bizneseve dhe ne jemi munduar t’i subvencionojmë…Mendoj që është mesazh i gabuar për bizneset që i kanë respektuar masat dhe favorizimin i atyre që nuk kanë respektuar masat…”, tha Vitia.

Pas kësaj reagoi sërish Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tahiri shtoi se nuk jemi tu bë pozitë e opozitë këtu.

“Ministër kërkesa ime për ty është shfrytëzo buxhetin që e ki, me atë buxhet mundesh mi ble 1 milion e 200 mijë vaksina.  Mbështetjen tonë e ki, nuk ki pse mu frikësua. Pse ne si kemi ble, mos hi në këtë temë a kemi lexu a s’kemi lexu. Shtet e Afrikës kanë më shumë të vaksinuar se ne, ma kështu”, tha Tahiri.

Ai më tej theksoi se në pandemi mos e merr personale, nuk jemi të ndarë në këtë temë.

“Veç puno, 45 ditë nuk janë pak. Vaksinat nuk kanë dalë në shtije sa kemi qenë ne në qeveri, vaksinat që keni bërë film në aeroport kanë qenë të para kontraktuara nga qeveria e kaluar”, theksoi Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version