Site icon Telegrafi

Vitia i përgjigjet kritikave të Haxhiut: Kam punuar në institucion privat, por nuk është gjetur konflikt interesi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur kritikave dhe pyetjeve të shumta të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi.

Ai Vitinë e quajti përfaqësues të sektorit shëndetësor privat, derisa tha se Ministria e Shëndetësisë është drejtori e sektorit privat.

Lexo po ashtu Opozita: Shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie, MSh-ja është shëndrruar në drejtori të sektorit privat

Pyetjet e Haxhiut ministri i quajti më shumë parulla politike dhe spekulime.

Vitia tutje u shpreh se është fakt që ka punuar në një institucionin shëndetësor privat, por shtoi se lënda e tij është dërguar në agjencinë antikorrupsion dhe është njoftuar që nuk kanë gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij në atë institucion.

Ministri bëri të ditur se pozita e tij në këtë institucion ka qenë koordinator i cilësisë dhe se paga e tij ka qenë 3500 euro bruto.

“Agjencia anti-korrupsion ka sjell vendim se nuk ka konflikt interesi. Spekulimet tuaja mund të jenë për show politik. Agjencioni anti-korrupsion ka sjell vendim”, tha ai, duke shtuar se bashkëshortja e tij është e punësuar në këtë spital.

“Gruaja ime punon në Olive. Edhe unë kam punuar në Olive si koordinator i cilësisë, nuk jam si të tjerët që merren edhe me sport edhe me ShSKUK. Gabim e keni zotëri Haxhiu, nuk është QKUK drejtori e spitaleve private. Rroga ime në Olive ka qenë bruto 3500 euro e jo 5000 euro”, ishte kundërpërgjigja e Vitisë karshi deputetit të PDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version