Site icon Telegrafi

Vitia:​ Pacienti i parë me coronavirus në Kosovë drejt shërimit

Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me coronavirus, njëri nga ta ka vdekur.

Por ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se njëri nga pacientët është drejt shërimit dhe tashmë njëri test ka rezultuar negativ dhe se janë në pritje të rezultatit përfundimtar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se tash pritet vetëm testi kontrollues.

Lexo po ashtu Edhe 8 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve

“Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Ai sërish ka apeluar qytetarët që t’i përcjellin rekomandimet e dhëna nga instituti.

“Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version