Site icon Telegrafi

Vitia: Kemi presion të madh nga OSHP dhe Prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se po ballafaqohen me presion të madh nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Prokuroria e Shtetit për nënshkrimin e tenderit me insulina, pa autorizim marketingu.

Vitia në konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës është shprehur se përkundër kësaj nuk do të marrin vendime të jashtëligjshme për të rrezikuar shëndetin publik.

“OSHP-ja dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për të bërë presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë, që kontrata t’i nënshkruhet një operatori i cili nuk ka, madje as nuk ka aplikuar, deri më tani për autorizim-marketing, i cili është obligativ sipas Ligjit për pajisje dhe produkte medicinale”, ka treguar Vitia.

Madje, ai ka shprehur dyshime të mëdha për motivet e këtij tenderi, me ç’rast ka përmendur edhe mafian farmaceutike. /KP/

Exit mobile version