Telegrafi

Vitia: Ka filluar negocimi edhe për 1 milion doza tjera të vaksinave antiCOVID për dozën e tretë

Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se situata me COVID-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.

Vitia njoftoi se kanë filluar negocimin për blerjen e 1 milion dozave të tjera të vaksinave antiCOVID, kjo për shkak se siç tha ai do të ketë nevojë edhe për dozën e tretë të vaksinës.

“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kurdo që shihet e domosdoshme. Kjo sidomos vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës. Grupi negociues ka filluar negocimin edhe për 1 milionë vaksina tjera për këtë qëllim, për vitin tjetër”, tha Vitia. /Telegrafi/