Site icon Telegrafi

Vitia: 22 vetura të reja për komunat, do të shpeshtohen vizitat mjekësore në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se qeveria do të bëjë më shumë kujdes për nënat dhe fëmijët që janë nën moshën 3-vjeçare.

Përmes një shënimi në Facebook ai ka zbuluar donacionin për komunat ku do të ofrohet më shumë kujdes e më shumë shërbime shëndetësore për nënat dhe fëmijët.

“Vizita mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare”.

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen Komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi“, ka njoftuar Vitia.

Ai thotë se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale./Telegrafi/

Exit mobile version