Site icon Telegrafi

Viti i ri shkollor, dyfishohet numri i personelit arsimor që janë vaksinuar në dy javët e fundit  

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna në një konferencë për media tha se MASHTI është duke i bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator, ndërsa tha se deri tani numri i personelit arsimor dhe i studentëve që janë vaksinuar është 55,094.

Zëvendësministrja Maloku-Berdyna bëri të ditur dy javë më parë kjo shifër ka qenë 29.878, që i bie se gati është dyfishuar numri i të vaksinuarve.

“Nëse krahasohen kjo shifër, 55,094 e të vaksinuarve me dy javë më parë, që ishte 29,878, atëherë po thuajse është dyfishuar numri i të vaksinuarve gjatë dy javëve të kaluara”, tha ajo.

Nga shifra prej 55.094 të vaksinuarve: 4, 595 janë arsimtarë, drejtorë shkollash 291, edukues fizik 215, mësimdhënës 12,352, profesorë 5,001, punëtorë arsimi 2,352, referentë 130, nxënës 717 dhe studentë 29,441, raporton Telegrafi.

Zëvendësministrja tha se MASHTI do të sigurohet që shkollat t’i plotësojnë kushtet në bazë të rekomandimeve të IKSHPK.  Ajo po ashtu tha se MAShT do t’i përkrah shkollat me maska dhe dezinfektues.

Maloku-Berdyna në këtë konferencë foli edhe për përgatitjet tjera për fillimin e vitit të ri shkollor, tekstet mësimore, testin e Maturës, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version