Viti i ri shkollor 2023/24 do të fillojë më datën 1 shtator.
Zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Edona Kutleshi-Maliqaj konfirmoi për Telegrafin se procesi mësimor do të fillojë më datën 1 shtator ( e premte).
“Viti i ri shkollor do të nis më datën 1 shtator, nuk do të ketë shtyrje. Së shpejti edhe ministrja do ta nënshkruajë udhëzimin administrativ “, tha ajo.
Ndryshe, viti shkollor 2022/23 ishte përmbyllur në muajin qershor, viti i kaluar shkollor ishte karakterizuar me protesta dhe disa pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve.
SBASHK kishte pasur disa here ankesa drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. /Telegrafi/