Site icon Telegrafi

Viti i ri, probleme të vjetra për zjarrfikësit e Shkupit

Në vitin që po lëmë pas zjarrfikësit ngelin me problemet e njëjta me të cilën po ballafaqohen me vite. Numri i të punësuarve është larg sipas ligjeve të shkruara, ndërsa mosha mesatare e zjarrfikësve është 48 vjet. Një problem tjetër është edhe mjetet e vjetruara që ato përdorin.

Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në vitin e ardhshëm pritet të rinohet me 19 zjarrfikës, për të cilët shpallja e konkursit për punësim është në fazën përfundimtare.

“Kjo është e pamjaftueshme, duke pasur parasysh se mosha mesatare është shumë e lartë dhe në bazë të daljes në pension presim që rreth 30 zjarrfikës të largohen nga viti në ardhshëm. Bëhet fjalë për zjarrfikësit me përvojë, që fatkeqësisht nuk do të jenë në gjendje që përvojat e tyre t’i transferojnë tek kolegët e rinj të cilët do të vinin në njësi. Prandaj, si zgjidhje mund të jetë marrja e një numër të konsiderueshëm të zjarrfikësve në vitin e ardhshëm, të cilët për tu kyçur në proceset e punës do tu nevojiten kohë”, tha udhëheqësi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, në një deklaratë për AIM-në.

Ai shtoi se për momentin në qytetin e Shkupit ka 193 zjarrfikës, çka është larg nevojave të duhura, në lidhje me numrin e popullsisë që përfshinë kjo Njësi e Zjarrfikëseve./Telegrafi/

Exit mobile version