Telegrafi

Viti, veturën e konfiskuar nga Agjencia e Pyjeve e merr dhe e shet

Të hënën në Viti është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti nga parkingu i Agjencionit të Pylltarisë ka marrë veturën VW pa targa, e konfiskuar kohë me parë dhe të njëjtën e kishte shitur.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në ora 23 e 30.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, përfundon ky njoftim. /Telegrafi/