Të hënën në Viti është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti nga parkingu i Agjencionit të Pylltarisë ka marrë veturën VW pa targa, e konfiskuar kohë me parë dhe të njëjtën e kishte shitur.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në ora 23 e 30.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, përfundon ky njoftim. /Telegrafi/