Telegrafi

Viti i kaluar ishte më i suksesshmi në historinë e Lamborghinit

Lamborghini ka njoftuar se viti 2015 ishte më i miri në historinë e kompanisë.

Në këtë vit, kompania italiane ka shitur 3.245 njësi që është rekord i tyre. Rekordi i kaluar ishte një vit më herët në të cilin kishte shitur 2.530 automobila.

Kjo është hera e parë që Lamborghini kalon shifrën prej 3.000 automobilave të shitur dhe tani kompania synon të shtojë akoma shitjet, transmeton koha.net.

Lambo ka njoftuar se synon të punësojë edhe 500 vetë në të ardhmen dhe të rrisë prodhimin në fabrikë.

Të gjitha këto ndryshime do të bëhen në kohë për prezantimin e modelit Urus.