Site icon Telegrafi

Viti 2017, viti i Iscos

Para një viti Isco kishte thënë se nëse Ancelotti, Benitez dhe Zidane nuk më fusin në lojë, atëherë problemi është te unë.

Në atë kohë kishte edhe fjalë se Barcelona e kërkonte, por ai erdhi në jetë me fanellën e Real Madridit.

Ai e ktheu të gjithë situatën në favor të vetin në ndeshje me Sportingun ku shënoi edhe gol dhe që atëherë ai është pjesë e pandashme, duke e ndihmuar skuadrën drejt trofeve.

Isco e fitoi Ligën e Kampionëve të tretën për të, pastaj edhe kampionatin dhe Superkupën e Evropës.

Ai ndaj Espanyolin shënoi dy herë dhe të gjithë këtë formë të tij të mirë e ngriti në qiell.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)

Në 2017, Isco ka qenë referenca kryesore e Kombëtares së Spanjës, për ta ndihmuar të dërgojë deri në Kupën e Botës, ku pritet ta sigurojnë këtë fundjavë.

Forma  e mirë ia ka dhënë edhe kontratën e re.

Ai me kontratën e re i ka prapa fansat, besimin e Zidanes, dhe këtë po ia kthen me spektakël në fushë.

Lexo po ashtu Isco: I lumtur dhe krenar me rinovimin, interesimin e Barçës e kam injoruar

“Ai luan sikur të tjetër si luajnë në rrugë dhe kjo më pëlqen. Ai nuk shqetësohet nëse gjërat nuk ecin mirë dhe ka durim”.

“Për momentin ai duket shumë i kënaqur në fushë dhe jam i kënaqur që po shohim më të mirën e Iscos”.

Këta tre muajt e fundit Isco ka treguar më të mirën e tij prej se është lojtar profesional. /Telegrafi/  

Exit mobile version