Telegrafi

“Viti 2016 mbyllet me mungesë të theksuar të lirisë së mediave në Maqedoni”

“Në vitin që po lëmë pas, një pjesë e madhe e mediave vazhduan praktikën e njohur të raportimit të njëanshë, pa respektuar standardet etike”. Kështu për Alsat-M, Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë në Media. Sipas saj raportimi i njëanshëm ka qenë më evident veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Tunevën megjithatë, rritja e numrit të ankesave të qytetarëve te Këshili për Etikë në Media, është një hap i guximshëm për denoncimin e shkeljeve të standardeve gazetareske.

Për dallim nga kjo pikëpamje, nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, dolën me raport duke theksuar se, edhe pse janë në dijeni për raportime të njëanshme, qytetarët nuk reagojnë përmes institucioneve ose OJQ-ve.

Sipas hulumtimit, 63% e tyre nuk janë të gatshëm që në mënyrë aktive të marrin pjesë në prcese të tilla qytetare. Megjithatë 75% e qytetarëve nuk i marrin për bazë informacionet që përmbajnë vetëm një burim./Telegrafi/