Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë sot ka publikuar raportin e investimeve në Maqedoni gjatë vitit 2016, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga janari deri në tetor të vitit të kaluar vetëm 197 milionë euro janë futur në Maqedoni si investim i jashtëm.
Më shumë është investuar në muajin shkurt ku gjithësejt janë futur gjithësejt 49.9 milionë euro.
Qershori dhe Shtatori kanë pasur bilanc negativ. Këto janë muajt kur në Maqedoni kulmoi kriza politike.
Këto shifra janë larg të arritshme nga programi i OBRM-PDUKM për investimet kapitale nga investitorë të jashtëm në Maqedoni./Telegrafi/