Telegrafi

“Viti 1999, Pavarësia e Kosovës dhe fitorja e LVV-së më 14 shkurt”, Abrashi thotë se dialogu nuk mund të injorojë këto realitete

Deputeti i LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Artan Abrashi ka thënë se kjo parti ka qenë vazhdimisht kundër dialogut për çështjet e brendshme të Kosovës.

“Në tre realitete ne nuk mund të kthehemi: Viti 1999, pra çlirimi. Shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, dhe 14 shkurti. Me 14 shkurt në Kosovë ka fituar një opsion që nuk pranon që çështjet e brendshme të Kosovës t’i bëjë temë të bisedimeve”, tha ai në “Debat Plus”.

Abrashi thotë se organizime si “Zajednica” e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk e kemi hall imazhin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë proces. Zoti Kurti është në Bruksel duke përfaqësuar shtetin e Kosovës”.

Deputeti i LVV-së thotë se Asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i papranueshëm për shumicën parlamentare, pavarësisht se sipas tij është marrë obligim nga qeveritë paraprake.

“Por zoti Kurti do të merret me korrigjimin e këtyre gabimeve që janë bërë në të kaluarën”, tha ai./Telegrafi/