Studiuesi i historisë, Armand Plaka ka kujtuar sot “Atentatin e Sarajevës”, ndodhur 105 vite më parë, më 28 qershor 1914.
Në profilin e tij në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa foto, ai shkruan se Shqipëria në atë kohë, e vogël dhe e brishtë, ndodhej tërësisht në kaos, duke u marrë me sfida që nuk i kishte njohur më parë.
Në foto e publikuara marrë nga arkiva e shtypit austriak të kohës, në njërën prej tyre, studiuesi shkruan se shihet Isa Boletini, teksa i zgjat një mesazh të shkruar personalisht Princ Vidit në lidhje me ofensivën kundër kryengritësve islamikë që kishin rrethuar qytetin.