Site icon Telegrafi

Vithe si të Kim Kardashianit: Studentja zbulon sekretet për zmadhimin e vitheve (Foto)

Charlotte Webb si adoleshente kishte qenë shumë e hollë, por gjithmonë kishte pasur dëshirë të kishte një trup të mirë.

Me dëshirën për ta tonifikuar fizikun e saj, 18 vjeçarja kishte filluar t’i ndiqte plot modele të fitnesit në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte filluar të zbulojë mënyra se si të ndërtojë muskuj dhe ka arritur t’i zmadhojë dukshëm vithet e saja.

Vajza e re, e cila dikur nuk ushtronte asnjëherë dhe konsumonte mbi 2000 kalori në ditë, tani e frekuenton palestrën rregullisht dhe i han 1700 – 2000 kalori në ditë.

Charlotte thotë se kishte filluar ushtrimet fizike kur kishte qenë 15 vjeçe, ndërsa atëherë nuk kishte aspak vithe.

Ajo ka qenë tejet e dëshpëruar me pamjen e saj fizike, dhe pasi që nuk ka pasur shumë informacione rreth ushtrimeve me ngritje të peshave, ajo bënte vetëm ushtrime kardio. Por, pas gjashtë muajve, kur i kishte mbushur 16 vjet, kishte filluar të bënte ushtrime me peshë.

“Për dy vitet e fundit kam qenë duke ushtruar me pesha të rënda, i ushtroj këmbët katër herë në javë, pjesën e epërme të trupit tri herë në javë dhe tërë kohën i ushtroj muskujt e barkut, por vetëm nga 15 minuta. Pasi që dëshiroja të ndërtoja muskuj, nuk bëja fare ushtrime kardio, ose bëja pak fare.

Pas një kohe kur isha ‘fryrë’ nga ushtrimet fizike, unë kisha vendosur ta djegë dhjamin në një pjesë të caktuar dhe kisha filluar ta skulpturoj trupin. Krejt çfarë duhej të bëja tani ishte pesë herë ushtrime kardio në javë nga 15 deri në 45 minuta”, ka rrëfyer 18 vjeçarja.

Përveç kësaj, Charlotte është dashur që të fillojë të kujdeset edhe për kaloritë e saj, ku tani, varësisht nga rutina e ushtrimeve, ajo konsumon mes 1700 dhe 2000 kalorive në ditë.

Ndërsa këshillën të cilën ua jep të gjitha vajzave që duan ta ndjekin rrugën e saj, është që të fillojnë rrugëtimin e humbjes së peshës me ndihmën e ngritjes së peshave. /Telegrafi/

Exit mobile version