Duket sikur kanë kaluar vite që kur Mario Balotelli bëri diçka të çmendur në fushë, mirëpo ai është fokusuar që një gjë të tillë ta bëjë jashtë fushe.
Sulmuesi italian gjithmonë ka qenë në media i pranishëm më shumë për veprimet qesharake që i ka bërë në fushë se sa për ndonjë gjë rreth talentit të tij në futboll.
Por, me kalimin e viteve ai ka filluar t’u ikë gjërave të pahijshme në fushë, e që mund të kenë ndikuar edhe dy fëmijët e tij.
Por, Super Mario është rikthyer sërish në qendër të mediave, pas një veprim të çmendur që ka bërë në Itali.
Balotelli ka vënë bast me një pronar të lokalit se ai duhet të kërcejë me skuterin e tij në ujë, për t’i fituar kështu dy mijë euro.
Natyrisht se skuteri ka vlerë më të vogël, atëherë pronari i lokalit vendosi kështu që të hidhej në ujë, për ta fituar bastin me sulmuesin italian.
Balotelli është aktualisht pa skuadër, pasi kontrata e tij me Marseillen skadoi në muajin qershor, gjersa ka zgjuar interesimin e disa skuadrave italiane. /Telegrafi/
Mario Balotelli reportedly paid a local bar owner in Naples €2,000 to drive his moped into the sea 😅🙈
Challenge accepted…pic.twitter.com/uXSpmsMLkD
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) July 6, 2019