Telegrafi

Vitet janë vetëm numra për Ronaldon – Ylli portugez ‘trullos’ Rudigerin me një lëvizje fantastike

Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo po vazhdon të bëjë magji me topin edhe përkundër viteve të tij.

Portugalia i ka zhvilluar 30 minuta fantastik të pjesës së parë ndaj Gjermanisë në ndeshjen derbi të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

Në minutën e 15-të, portugezet arritën të gjejnë golin e parë me anë të Ronaldos, i cili shënoi për 1-0 pas një kundërsulmi vrasës.

Lexo po ashtu Kundërsulm i frikshëm portugez – Ronaldo dënon Gjermaninë, shënon në portën e Neuer

Megjithatë, goli nuk ishte momenti i vetëm në këtë fillim ndeshje që ‘vodhi’ vëmendjen e publikut dhe teleshikuesve.

Në minutën e 21-të, Ronaldo bëri një lëvizje fantastike, duke treguar që 36 viteve e tij mbi super janë vetëm numra.

Ronaldo uli me lehtësi një top të lartë, ndërsa Antonio Rudiger mbeti i humbur nga lëvizja magjike e sulmuesit portugez me thembër. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >