Ylli i Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo po vazhdon të bëjë magji me topin edhe përkundër viteve të tij.
Portugalia i ka zhvilluar 30 minuta fantastik të pjesës së parë ndaj Gjermanisë në ndeshjen derbi të Grupit F në kuadër të Euro 2020.
Në minutën e 15-të, portugezet arritën të gjejnë golin e parë me anë të Ronaldos, i cili shënoi për 1-0 pas një kundërsulmi vrasës.
Megjithatë, goli nuk ishte momenti i vetëm në këtë fillim ndeshje që ‘vodhi’ vëmendjen e publikut dhe teleshikuesve.
Në minutën e 21-të, Ronaldo bëri një lëvizje fantastike, duke treguar që 36 viteve e tij mbi super janë vetëm numra.
Ronaldo uli me lehtësi një top të lartë, ndërsa Antonio Rudiger mbeti i humbur nga lëvizja magjike e sulmuesit portugez me thembër. /Telegrafi/
https://youtu.be/lu3NF8jdCB0
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >
—