Një burrë që hodhi aksidentalisht një hard disk që përmban Bitcoin, thotë se tani vlen më shumë se 633 milionë dollarë pas rritjes së çmimeve së fundmi.
James Howells, 39-vjeç, ka më shumë se një dekadë duke u përpjekur ta gjej hard diskun që përmban pasurinë e tij të humbur në Bitcoin, duke besuar se ndodhet diku në deponi të mbeturinave në Newport, transmeton Telegrafi.
Ky hard disk raportohet se përmban 8 mijë Bitcoin – që kapnin vlerën e 6 milionë dollarë në kohën kur është hedhur në mbeturina, por që tani kap shumën e 633 milionë dollarë, duke marrë parasysh rritjen e ndjeshme të vlerës së Bitcoin së fundmi.
Howells i bleu Bitcoin-et, të njohur gjithashtu si BTC, gjatë ditëve të para të kriptovalutës.
Çelësi i tij privat – një çelës digjital i përdorur për të hyrë në monedha – u ruajt në hard diskun e kompjuterit të tij, të cilin ai e hoqi përfundimisht kur e formatoj kompjuterin e tij dhe e vendosi në një sirtar në tavolinën e tij.
Disku mbeti në sirtar deri në vitin 2013, kur partnerja e Howells e hodhi aksidentalisht. /Telegrafi/