Site icon Telegrafi

Vissel Kobe në Japoni bëhet ‘Mini Barcelonë’, Vermaelen afër të kompletojë transferimin tek kjo skuadër

Thomas Vermaelen . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Skuadra japoneze Vissel Kobe është pranë transferimit të një tjetër ish-futbollisti të Barcelonës.

Mbrojtësi belg, Thomas Vermaelen është në bisedime të avancuara me klubin japonez.

33-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me Vissel Koben që udhëhiqet nga trajneri gjerman Thorsten Fink.

Thomas Vermaelen . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kësisoj Vermaelen do të bëhet futbollisti i katërt që ka luajtur në Barcelonë dhe i bashkohet klubit japonez.

Aktualisht pjesë e Vissel Kobes janë edhe ish-futbollistët e Barcelonës, Sergi Samper, David Villa dhe Andres Iniesta.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet brenda kësaj jave, pasi Vermaelen tanimë ka udhëtuar drejt Japonisë për ta kompletuar transferimin. /Telegrafi/

Exit mobile version