Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, David Silva ka rënë në radarin e klubit japonez, Vissel Kobe.
Klubi japonez ka bërë bujë të madhe duke transferuar fillimisht Andres Iniestan dhe pas tij edhe sulmuesin David Villa.
Vissel Kobe janë të gatshëm gjithashtu të bëjnë një ofertë fitimprurëse për të joshur edhe një spanjoll tjetër të transferohet në Japoni.
Sipas mediumit britanik The Sun, japonezët po kërkojnë të shtojnë në koleksionin e tyre edhe ish-yllin e Spanjës, David Silva.
Silva ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Cityn dhe ka diskutuar më parë një kthim në Las Palmas për të përfunduar karrierën e tij. /Telegrafi/