Rita Ora shquhet gjithnjë për stilin e saj të veçantë.
Por, së fundmi 26 vjeçarja ishte veshur ‘çuditshëm’ rrugëve të New Yorkut, gjersa ishte drejtuar për një kafe.
Ajo ishte veshur me një palë pantallona dhe xhaketë të gjelbër shumë të ndezur, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Por, kjo dukje e saj është krahasuar personazhin e animuar bretkosën Kermit, një personazh shumë i dashur për fëmijët
Këngëtarja e hitit “Hot Wight Now” dukej për mrekulli në flokë bjonde të kapura lart, dhe një grim të lehtë sa për të nxjerr në pah bukurinë e saj natyrale.
Këto ditë, ajo pritet që të sjell klipin e këngës së saj më të re “Your Song”. /Telegrafi/