Përdoruesja në TikTok @emilyk8zz ndau një video në rrjetin social ku tregon përmbajtjen e një letre që kishte pranuar nga fqinjët e saj.
Në këtë letër aty ishte shkruar një kërkesë e çuditshme, transmeton Telegrafi.
“Përshëndetje, burri im mund t’ju shoh nga kamera e ziles. Të lutem vish pantallona në momentin kur del jashtë për të hedhur mbeturinat”, thuhej në këtë letër.
@emilyk8zz Nah I’m good luv enjoy #fyp #marriage ♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey
Në videon që u shikua 1 milion herë, shumë persona shfrytëzuan rastin për të komentuar.
Dikush i tha Emilyt që të shkruajë edhe ajo një letër si përgjigje për ta kritikuar burrin e saj që ia ka ngulur sytë asaj.
“Shkruaji edhe ti një letër. ‘Faleminderit, por jam mirë. Flisni me burrin tuaj, jo me mua’”, i shkroi një përdorues.
“Thuaji të fikin kamerën”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/