Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se buxheti nuk mund të ndryshohet nga qeveria e re edhe nëse ajo zgjedhet në muajin mars, që llogaritet si koha më e hershme e mundshme për formimin e qeverisë.
Ymeri thotë se LDK dhe PDK mund të ngrihen në zgjedhje nëse e luajnë elementin e befasisë.
“Befasi nuk mjafton të jetë vetëm kandidati për kryeministër, por edhe një ndryshim më i thellë që në këtë rast do të ishte largimi i Isa Mustafës. Nëse LDK është duke shkuar kaq komode në zgjedhje do të jetë qasje e gabuar e tyre”, tha ai në “Debat Plus”.
Analisti thotë deri në zgjedhje subjektet politike do të bëjnë veprime tjera që do të ndikojnë në zgjedhje, përcjell Telegrafi.
“Rezultatin e Vetëvendosjes do ta dikojë shumë edhe nëse do i lejohet apo jo Albin Kurtit që të garojë në zgjedhje. Nuk e di nëse impakti do të jetë pozitiv apo negativ por nuk do të mbetet e njëjtë”.
Ymeri thotë se koalicionet e mundshme LVV-Vjosa osmani, PDK-NISMA apo LDK-AKR do të mund ta ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.
“Por është e çartë se fitoren e Vetëvendosjes nuk do ta mund të cenojnë këto ndryshime”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/