Telegrafi

Visar Bekaj ndan rrugët me Prishtinën, së shpejti transferimi jashtë vendit

Portier i njohur Visar Bekaj ka ndarë rrugët me Prishtinën dhe këtë e ka konfirmuar klubi.

Bekaj me Prishtinën gjatë pesë viteve te Prishtina ka zhvilluar 133 ndeshje.

Sipas klubit Bekaj do të bëjë një transferim të madh jashtë vendit, ku kanë mbetur vetëm detajet e fundit që marrëveshja të mbyllet.

Visar Bekaj, Foto: FFK – Facebook

Bekaj, me gjasë të madhe në Gjibraltar ka zhvilluar ndeshjen e fundit zyrtare me Prishtinën.

“I jam mirënjohës presidentit Ejupi që ka punuar shumë të më gjej aranzhman atje ku pretendoja. I jam mirënjohës të gjithë trajnerëve, stafit dhe lojtarëve me të cilët kam punuar”.

“Më mbetët peng dhe ëndërr titulli i kampionit me Prishtinën, por besoj shumë se vetëm me trajner Josën, i cili është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar, do t’ia arrijnë qëllimit dhe të rikthejnë titullin në sezonin që po vjen”.

“Ky nuk është mendimi vetëm i imi, por i të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë gardiani emblematik i Prishtinës. /Telegrafi/